Jo vetëm Barcelona, por edhe Arsenal me Chelsea-n janë shumë të interesuara për transferimin e Julian Alvarez gjatë verës së ardhshme, zbulon “TEAMtalk”.
“Të gjithë e dinë se dëshira e madhe e Julian Alvarez është të transferohet te Barcelona në verën e ardhshme, por jo deri në atë pikë sa të refuzojë plotësisht të gjitha interesimet e tjera. Siç qëndrojnë gjërat, nëse ai nuk qëndron në Spanjë, argjentinasi ndoshta do të shkojë në Londër. Dihet mirë që Arsenali dhe Chelsea e adhurojnë”, raporton “TEAMtalk”, duke iu referuar një burimi të afërt pranë lojtarit.
Megjithatë, largimi nga Atletico Madrid nuk do të jetë aspak i lehtë për argjentinasin. “Colchoneros” janë të vendosur ta mbajnë lojtarin deri në fund të kontratës. Nëse ndodhë që sulmuesi të insistojë për largimin, atëherë kjo do të ndodhë për një shifër jo më pak se 120 milionë euro.
The post Beteja ka nisur që tani. Chelsea, Arsenal dhe Barcelona në garë për të mbyllur një nga transferimet më të bujshme të dekadës appeared first on Telesport.










