Tashmë është zyrtare që Mike Maignan rinovoi me Milan, deri në vitin 2031. Eksperti i transferimeve, Matteo Moretto, zbulon një prapaskenë të bujshme të ndodhur në fund të vitit të kaluar.
Duke qenë se në atë periudhë ende nuk kishte ardhur firma mbi kontratën e re, Juventus tentoi të joshte portierin francez, për ta bindur të transferohej falas gjatë verës së ardhshme, kohë kur i mbaronte kontrata e parë me Milanin.
Sipas ekspertit në fjalë, propozimi i Juventusit përfshinte një pagë më të madhe se ajo që Milan i ofroi portierit francez në kontratën e re, megjithatë Maignan nuk e mori parasysh fare interesimin e bardhezinjve dhe pak ditë më pas u bë zyrtare rinovimi i kontratës me kuqezinjtë.
The post I propozoi një pagë më të lartë se ajo e Milanit. Maignan refuzoi klubin e njohur, duke mos “tradhtuar” kuqezinjtë appeared first on Telesport.










