12 gola në 17 ndeshje këtë sezon. Një kandidat i ri për sulmin e Barcelonës, i papërmendur më parë

“ESPN” ka zbuluar një prapaskenë interesante të ndodhur gjatë merkatos së janarit, ku Barcelona ka kërkuar të transferojë Armando González, sulmuesin 22-vjeçar të Deportivo Guadalajara në Meksikë, por operacioni është shtyrë për në verë.

22-vjeçari ka shënuar 12 gola në 17 ndeshje këtë sezon në kampionat, ndërsa 17 gola në 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Nuk mund të thuhet që Armando González do të jetë zëvendësuesi i Robert Lewandoëski, por duke parë moshën e tij të re dhe statistikat premtuese, mund të konisderohet si një investim për të ardhmen e afërt te katalanasit.

Megjithatë, përveç Barcelonës për sulmuesin e ri amerikan ka interes të madh edhe në Premier League, nga ekipe si Tottenham dhe West Ham. Gjithashtu shifra për transferimin e tij nuk do të jetë më shumë se 15 milionë euro, vlerë shumë e përballueshme nga katalanasit.

The post 12 gola në 17 ndeshje këtë sezon. Një kandidat i ri për sulmin e Barcelonës, i papërmendur më parë appeared first on Telesport.