Çështja e Presidentit, nis takimi Kurti-Abdixhiku

Ka nisur sot në Kuvend takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme.

Para nisjes së takimit, Kurti nuk u deklarua për mediat.

“Tash duhet të fillojmë takimin dhe pastaj shohim”, tha ai shkurt.