Kandidati për presidencën e Barcelonës, Víctor Font, reagoi menjëherë pas intervistës së Joan Laporta në “El Matí de Catalunya Ràdio”, duke kundërshtuar disa nga deklaratat e presidentit aktual. Font u shpreh i ashpër që në fillim: “Laporta jeton në një realitet paralel. Është shumë larg realitetit. Sa herë hap gojën, gënjen”.
Lidhur me pretendimin e Laportës se klubi i ka “të gjithë mekanizmat e kontrollit të aktivizuar” për të shmangur parregullsitë, biznesmeni ishte kritik: “Mekanizma kontrolli? ‘Compliance Officer’ i tij më fyente gjatë fushatës së fundit elektorale, një ortak i Laportës. Na mashtrojnë në mënyrë sistematike”.
Ai hodhi poshtë edhe deklaratën se ky është “bordi më transparent në historinë” e klubit: “Para transparencës, thuaj të vërtetën. Nuk mund ta paraqesësh ‘New Era’ si kompani lidere kur ka seli në një apartament në Sant Andreu dhe drejtohet nga një person i hetuar për falsifikime”.
Font shtoi: “Po ndërtohet një ‘Camp Nou’, stadium ‘loë cost’. Kemi shpenzuar një miliard më shumë se kemi fituar”.
The post Víctor Font i kundërpërgjigjet Laportës: Jeton në realitet paralel. Sa herë hap gojën, gënjen appeared first on Telesport.










