Në Mitrovica e Veriut një grua është dërguar për trajtim mjekësor pasi ka demoluar gjësendet në shtëpinë e saj.
Për këtë rast sot në mëngjes ka raportuar Policia e Kosovës, transmeton Paparaci.
Sipas tyre, incidenti ka ndodhur mbrëmë vonë, rreth orës 23:15.
Siç konfirmoi më pas për KoSSev Erduan Baliqi nga Policia e Kosovës për rajonin e veriut, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbreti Petër”. Gruaja është denoncuar nga bashkëshorti i saj, i cili ka deklaruar se ajo ishte nën ndikimin e alkoolit dhe se ka probleme psikike.
Baliqi shtoi se gruaja është dërguar në QKUK – në repartin e psikiatrisë.
Është hapur rasti “Dhuna në familje”./Paparaci.com










