Juventusi i këtij sezoni po përballet me një krizë të thellë sportive. Pas 26 javësh kampionat, ekipi ka rekord alarmues: 1 barazim dhe 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit, me mesatare 3 gola të pësuar për ndeshje, eliminim nga çerekfinalet e “Coppa Italia” dhe ecuri europiane pothuajse të komprometuar. Në Serie A, Juventusi renditet i pesti, 4 pikë larg objektivit, vendit të katërt.
Kjo shifër është më e keqe se ajo e sezonit 2024-25 nën drejtimin e Thiago Motta, i cili pas 26 javësh kishte 3 pikë më shumë dhe vetëm një humbje. Ndërkohë, trajneri Luciano Spalletti ka përpara sfida të vështira; kalendar të ngjeshur, humbjet, dëmtimet dhe pezullimet.
Projekti i tij, me mesatare 1.82 pikë për ndeshje, mund të çojë në 69 pikë deri në fund, por tani prioritet është të kapërcejë krizën dhe rikthejë besimin. Ndeshjet ndaj Galatasaray dhe Romës do të jenë test kyç për të rikthyer ekuilibrin dhe treguar se Juve mund të ketë një të ardhme më të ndritshme.
The post Juventusi në kolaps, Spalletti dhe Tudor më keq se Thiago Motta. Ja shifrat e krizës appeared first on Telesport.









