Klopp për Bodo/Glimt: Po bën gjëra të jashtëzakonshme, por me Interin s’ka mbaruar akoma

Jurgen Klopp, drejtuesi i aktivitetit futbollistik të grupit “Red Bull”, në një intervistë për Tv2, gjatë qëndrimit në Norvegji për Lojërat Olimpike të Milano-Cortina, foli rreth Bodo/Glimt: “Ajo që po bën në Champions nuk mund të jetë më e pabesueshme… Jo, është e çmendur. Askush nuk priste që të kualifikohej në Champions League, jo më ta shihnin në vendin ku është tani”.

Megjithatë, Klopp paralajmëroi: “Interi praktikisht e ka fituar kampionatin, ka një mundësi të madhe kualifikimi në 1/8 finale. Sidoqoftë, me Liverpool-in fituam njëherë 5-2 në shtëpi dhe pastaj u eliminuam.

Sigurisht, atëherë ekzistonte rregulli i golit jashtë fushe, por nuk ka mbaruar. Bodo/Glimt e di që është në një pozicion fantastik, por duhet të presë për të festuar. Luan një futboll të bukur, me një projekt të qartë, ka besim dhe e di që gjithmonë mund të ndikojë… Do të shohim”.

The post Klopp për Bodo/Glimt: Po bën gjëra të jashtëzakonshme, por me Interin s’ka mbaruar akoma appeared first on Telesport.