Chivu dhe shifrat rekord, rumuni ka parakaluar emrat historikë të pankinës zikaltër

41 ndeshjet e para të Cristian Chivu si trajner i Interit, nga Monterrey-Inter në debutimin e Botërorit të Klubeve, në qershor 2025, deri te Lecce-Inter 0-2, i kanë bindur drejtuesit, skuadrën dhe tifozët. Pavarësisht një eksperience të shkurtër te Parma dhe punës me të rinjtë zikaltër, rumuni ka treguar ide të qarta dhe aftësi për t’ua transmetuar lojtarëve.

Bilanci është mbresëlënës: 30 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje (duke përfshirë edhe atë ndaj Bologna, pas penalltive në Superkupë). Mesatarja prej 2.23 pikësh për ndeshje është më e lartë se ajo e Inzaghit, Mourinhos, Contes dhe Mancinit në fillimet e tyre tek Interi.

Chivu ka kontratë deri më 2027, me rrogë 2.5 milionë euro, ndërsa drejtuesit Marotta dhe Ausilio po mendojnë rinovimin deri më 2028 ose 2029, në varësi të rezultateve në kampionat, Champions dhe Kupën e Italisë. Në 37 ndeshje zyrtare me të, Interi ka shënuar 85 gola (mesatarja 2.31). Lautaro kryeson me 18 gola, i ndjekur nga Thuram me 12, ndërsa kanë realizuar gjithsej 17 lojtarë zikaltër.

The post Chivu dhe shifrat rekord, rumuni ka parakaluar emrat historikë të pankinës zikaltër appeared first on Telesport.