Sipas “The Sun”, mesfushori Casemiro është në shënjestrën e Inter Miami dhe disa klubeve braziliane. Ai ka konfirmuar largimin nga Manchester United në fund të sezonit, ndaj klubi i David Beckham po shqyrton mundësinë për ta marrë pa pagesë transferte. Pas “pensionimit” të Busquets vitin e kaluar, MLS e sheh ish-lojtarin e Real Madridit si zëvendësuesin ideal për të udhëhequr mesfushën.
Gjithashtu, São Paulo, ku mesfushori u rrit, po monitoron situatën dhe është gati t’i ofrojë kontratë 2-vjeçare, ndërsa nuk mungojnë ofertat nga Arabia Saudite, ku Al-Nassr i Cristiano Ronaldos mbetet një opsion. Shumë pak klube mund ta përballojnë pagën e lartë prej 22 milionë eurosh në vit të lojtarit, sa merr në “Old Trafford”.
Casemiro i ka përshëndetur tifozët e “Djajve të Kuq” me një mesazh: “Do ta mbaj Manchester United gjithmonë në zemër. Që nga dita e parë në këtë stadium të mrekullueshëm, ndjeva pasionin dhe dashurinë e tifozëve tanë. Nuk është momenti për lamtumira; kemi edhe 4 muaj për të krijuar kujtime të reja dhe luftuar së bashku. Qëllimi im kryesor mbetet të jap gjithçka për suksesin e këtij klubi të veçantë”.
The post Messi dhe CR7, betejë mes tyre në merkato për mesfushorin veteran brazilian appeared first on Telesport.










