Katër ndeshje të kampionatit të futbollit në Meksikë u shtynë të dielën pas dhunës në rrugë, që pasoi operacionin e policisë ku u vra trafikanti i drogës Nemesio ‘El Mencho’ Oseguera Cervantes. U anuluan dy ndeshje të elitës, Queretaro-Juarez te meshkujt dhe Chivas-America te femrat, si dhe dy të divizionit të dytë.
Kombëtarja ka në plan një miqësore ndaj Islandës, të mërkurën në stadiumin “Corregidora” të Queretaro. Federata nuk ka vendosur ende për shtyrjen e mundshme të saj. Operacioni shkaktoi zjarrvënie autobusësh e makinash, bllokime rrugësh dhe përleshje me policinë nga anëtarë të grupeve kriminale.
Shteti perëndimor Jalisco, ku u krye operacioni, regjistroi 65 bllokime kryesisht në rrugë federale, shtetërore dhe urbane kyçe. Të paktën 26 viktima dhe shumë arrestime janë raportuar, megjithëse situata po përmirësohet. Kujtojmë se këtë verë, Meksika, së bashku me SHBA dhe Kanada, do të presin Botërorin e Futbollit.
The post Meksika drejt Botërorit në kaos; ndeshje të shtyra dhe rrugë të bllokuara pas vra*jes së kryetrafikantit appeared first on Telesport.







