Një ndryshim perspektive i shpejtë, shumë i shpejtë. Radikal dhe pothuajse i papritur. Javën e kaluar, para ndeshjes Lecce-Inter, çdo tifoz zikaltër do të kishte nënshkruar për t’u zgjuar të hënën me një diferencë në kampionat të paprekur pas javës së 26-të të Serie A.
Pesha e ndeshjes në Bodo, pak kohë për rikuperim, shumë mungesa dhe lojtarë të dëmtuar, sfidat në “Via del Mare” dhe gjithashtu ndeshja e Milanit kundër Parmës… Megjithatë, +10 pikë, një avantazh i rëndësishëm. Në katër ditë Chivu ka fituar 5 pikë ndaj Allegrit, duke përfshirë edhe barazimin e kuqezinjve me Como. Epilogu i kampionatit nuk është plotësisht i sigurt, por rruga e qartë.
Ndryshimi i perspektivës është evident për zikaltrit: tani Champions League, një sfidë e lodhshme fizikisht dhe mendërisht, duket më e menaxhueshme. Megjithatë, Interi ka për të përmbysur humbjen 3-1 në Norvegji ndaj Bodo, që ka treguar forcën jashtë fushe, siç kanë provuar Simeone dhe Atletico Madrid.
Pas rifiniturës në “Pinetina”, Chivu gjen Barella dhe ndoshta Dumfries, ndërsa rikthimi i Calhanoglu pritet më realist kundër Genoa. Në sulm, mungesa e Lautaros lë hapësirë për Thuram-Esposito, në mesfushë Zielinski mbetet thelbësor, me Mkhitaryan dhe Barella të motivuar. Në mbrojtje rikthehet Akanji bashkë me Bastoni dhe Bisseck.
The post +10 pikë në krye të kampionatit ndryshon gjithçka për Interin edhe në Champions appeared first on Telesport.










