Doli nga fusha i gjakosur, një dhëmb dhe nofull e thyer për mesfushorin e Milan, sot operohet në fytyrë

Te Milan janë ende në ankth për gjendjen e Loftus Cheek, i cili u godit fort në fytyrë pas një përplasjeje me portierin e Parma, Corvi, gjatë ndeshjes së fundit në Serie A. Lojtari i kuqezinjve u nxor me barelë nga San Siro pas vetëm 9 minutash lojë.

Stafi mjekësor i vendosi masë mbrojtëse rreth qafës, ndërkohë që dukej edhe një prerje e dukshme në fytyrë. Një përplasje e rastësishme loje në të cilën Loftus Cheek e pësoi keq dhe u transportua menjëherë në spital për kontrolle të mëtejshme.

Për fat të mirë, lojtari nuk e humbi asnjëherë vetëdijen, por trauma e rëndë shkaktoi thyerjen e dhëmbëve të tij dhe kontrollet e mëtejshme do të vlerësojnë traumën.

Analizat paraprake përjashtuan një dëmtim në kokë, por zbuluan një dhëmb dhe nofull të thyer. Ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale sot.

The post Doli nga fusha i gjakosur, një dhëmb dhe nofull e thyer për mesfushorin e Milan, sot operohet në fytyrë appeared first on Telesport.