Vinicius Jr. po kalon sërish një moment pozitiv. Braziliani ishte ndër të paktët që u dallua te Real Madridi ndaj Osasunës dhe shënoi golin e pestë në katër ndeshjet e fundit. Largimi i Xabi Alonsos i dha më shumë liri sulmuesit, i cili duket se ka rikthyer formën dhe buzëqeshjen në fushë.
Shkarkimi i trajnerit ndikoi edhe te negociatat për rinovimin, që më parë ishin të bllokuara. Me Álvaro Arbeloa situata ka ndryshuar dhe firmosja mund të jetë afër. Palët kanë afruar qëndrimet, ndërsa nga Arabia Saudite raportojnë se marrëveshja me “Los Blancos” po përparon shpejt, pavarësisht ofertave milionere që synonin ta bënin brazilianin figurën kryesore të kampionatit atje.
Pika kryesore e debatit ishte paga. Vinicius kërkonte shifra të ngjashme me Kylian Mbappé, ndërsa klubi nuk donte ta prishte hierarkinë financiare. Zgjidhja duket të jetë rritja përmes bonuseve. Kontrata aktuale skadon më 2027, por rinovimi pritet ta zgjasë atë deri në qershor 2030, me opsion edhe për një vit tjetër. Marrëdhënia mes palëve është përmirësuar, ndaj ka optimizëm për mbylljen e marrëveshjes para fundit të sezonit.
The post Kthesë 180 gradëshe për einovimin e Vinicius, zhbllokimi erdhi nga… shkarkimi i Xabi Alonso appeared first on Telesport.








