Flick “driblon” zemërimin e Yamal gjatë zëvendësimit, lartëson João Cancelo

Hansi Flick shmangu polemikat me Lamine Yamal pas fitores së Barcelonës ndaj Levantes. Trajneri u pyet dy herë për reagimin e talentit katalanas pas zëvendësimit, pasi Yamal u ul në stol i pakënaqur dhe Flick shmangu kontaktin e drejtpërdrejtë, duke preferuar që lojtari të qetësohej. Ai u zëvendësua nga Roony në fund të ndeshjes dhe nuk e priti mirë vendimin, sidomos pasi nuk kishte zhvilluar paraqitjen më të mirë dhe kishte marrë edhe kritika gjatë lojës.

Flick nuk e dramatizoi situatën: “A ishte i zemëruar për performancën? Është normale. Më e rëndësishmja është që fituam dhe ka lojtarë si Roony që meritojnë të luajnë”. Më pas shtoi: “I jepni shumë rëndësi çdo gjëje që bën Lamine. Nuk kemi probleme, mërzia është njerëzore”.

Trajneri vlerësoi edhe João Cancelo: “Është fantastik, na ndihmon të krijojmë raste”. Për ndeshjen tha se fitorja ndaj Levantes, pas humbjeve me Atlético dhe Girona, ishte reagimi i duhur. Për kreun: “Është e rëndësishme të jemi liderë, por rruga mbetet ende e gjatë”. Ai lavdëroi edhe Bernal, duke theksuar se ka “një të ardhme të ndritur”.

Cancelo tuvo una gran actuación frente al Levante

The post Flick “driblon” zemërimin e Yamal gjatë zëvendësimit, lartëson João Cancelo appeared first on Telesport.