Për nostalgjikët, kriza ishte paralajmëruar që më herët, madje edhe nga një fanellë që dukej sikur tradhtonte traditën bardhezi. Një traditë që dikur u sillte tifozëve trofe dhe lojtarë me cilësi shumë më të lartë se sot. Tani kriza është zyrtare. Kundër Como-s, skuadra bardhezi vazhdoi për 90 minuta paraqitjen negative të pjesës së dytë në Stamboll.
Pikërisht kur loja dukej në përmirësim dhe renditja po afrohej me objektivat sezonalë, erdhi seria e zezë: humbje në Bergamo dhe eliminim nga Kupa e Italisë, barazim me Lazion, humbje në “San Siro”, disfatë në Champions ndaj Galatasaray dhe rënie në shtëpi me Como-n. 5 ndeshje, 4 humbje dhe 1 barazim, me 15 gola të pësuar.
Juventusi është jashtë Kupës së Italisë, pothuajse jashtë Champions-it dhe aktualisht edhe jashtë zonës europiane. Pas 26 javësh ka 46 pikë, më pak vetëm se sezoni 2010/11 (41 pikë), duke regjistruar nivelin më të ulët në 15 vite. Klubi ka shpenzuar, por keq; zgjidhja më logjike mbetet ndërtimi i skuadrës sipas ideve të Spallettit, jo një revolucion i ri.
The post Juventusi, tani është krizë e vërtetë. Kampionati më i dobët i 15 viteve të fundit appeared first on Telesport.







