Një burrë nga Prizreni ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ai është sjellur në QKUK nga Prizreni, pasi ka rënë nga lartësia.
Lajmin e ka konfirmuar Naser Syla, drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK.
“Një mashkull i lindur më 1982 është sjellë nga Spitali i Prizrenit, pas rënies nga lartësia, me lëndime të shumta trupore. Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk arriti t’u përballojë lëndimeve të rënda dhe ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente”, ka thënë Syla.









