Një 18-vjeçar nga fshati Kçiq i madh i Mitrovicës së Jugut është dërguar në spital pa shenja jete.
Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Jugut.
Ai ka thënë se rasti është iniciuar dhe po hetohet si “hetim mbi vdekjen”.
“Hetim.mbi vdekjen Mitrovicë e Jugut, 22.02.2026 fshati Kçiq i Madh Rreth orës 18:40,është raportuar se një person mashkull, rreth 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në Spital. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, ka thënë ai.









