Milan është mposhtur 0-1 nga Parma në sfidën e luajtur në “San Siro”, e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.
Ndeshja nuk nisi aspak mirë për kuqezinjtë, ku pas 10 minutash lojë Ruben Loftus-Cheek doli nga fusha i dëmtuar, pas një goditjeje në kokë, pas përplasjes me portierin e Parmës. Dyshohet për thyerje dhëmbësh, por në vijim do të mësohet konkretisht diagnoza e saktë dhe sa kohë do qëndrojë jashtë fushës. Kujtojmë se para ndeshjes, Matteo Gabbia u lëndua para nxehmjes.
Pjesa e parë ishte e vakët dhe pa ndonjë rrezik serioz për të dy ekipet, pjesa e parë mbyllet 0-0. Në minutën e 64-të, ishte rasti i parë serioz për kuqezinjtë, ku goditja e Rafael Leao-s u përplas në shtyllë.
Sfida u zhbllokua në minutën e 80-të, Mariano Troilo shënon me kokë pas krosimit nga këndi nga Emanuele Valeri. Kuqezinjtë pretenduan për faull të mbrojtësit argjentinas, por gjithçka ishte e rregullt.
Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Milan mundet 0-1 dhe mund të thuhet që gara për titull tashmë është e mbyllur. Pas 26 javësh, Inter kryeson tashmë me 10 pikë dhe duket shumë e vështirë të arrihen zikaltrit.
The post Mirupafshim titull! Milan befasohet në shtëpi nga Parma, Inter mund të nisë festën që sot (video) appeared first on Telesport.









