Pas dy barazimeve rresht, Arsenal është rikthyer te fitorja, këtë herë duke fituan në transfertë derbin ndaj Tottenham, me shifrat 1-4. Supersfida u zhbllokua në minutën e 32-të, ku Enerechi Eze shënoi një gol shumë të bukur, me një goditje gjysmë rroveshatë, pas një topi të futur në zonë nga Bukayo Saka.
Kundërpërgjigja e vendasve ishte e menjëhershme, ku pas një topi të humbur në zonën e tij nga Declan Rice, ishte Kolo Muani që përfitoi dhe me një goditje të fortë dërgoi topin në rrjetën e David Raya.
Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Në pjesën e dytë, “Topçinjtë” shënuan edhe dy herë të tjera. Në minutën e 47-të, ishte Viktor Gyokeres që shënoi me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Jurrien Timber.
Në minutën e 61-të, Eberechi Eze asiston për Bukayo Saka, i cili nuk shënon dot, por sulmuesi i ardhur nga Crystal Palace, tregohet i vëmendshëm, ndjek aksionin dhe shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Arsenalin. Një super ndeshje nga Eze dhe jo më kot u zgjodh si “Lojtari i Ndeshjes”. Në minutat shtesë, Viktor Gyokeres shënon folin e dytë personal dhe vulos fitoren 1-4 për Arsenalin.
Arsenal kryeson renditjen me 61 pikë, por me një ndeshje më shumë se Manchester City i vendit të dytë, që ka 56 pikë. Tottenham mbetet në vendin e 16-të me 29 pikë.
The post “Ringjallet” Arsenal, fitore e madhe në derbi. Eberechi Eze i jashtëzakonshëm (video) appeared first on Telesport.









