Çfarë fitoreje nga Liverpool, Alexis Mac Allister nuk dorëzohet. Xhaka rikthehet pas dëmtimit, Sunderland mposhtet në shtëpi (video)

Kanë përfunduar tri ndeshjet e radhës për javën e 27-të në Premier League. Liverpool ka vuajtur shumë në transfertën ndaj Nottingham Forest, por në fund fitoi 0-1. Në minutën e fundit të kohës së rregullt në pjesën e dytë, Liverpool gjeti golin me Alexis Mac Allister, por festa e të kuqve shkoi kot pasi goli u anullua për prekje të topit me dorë.

Megjithatë, në minutën e fundit shtesë, Liverpool gjeti golin sërish me Mac Allister. Sërish u desh konfirmimi i VAR-it, por këtë hera festa e të kuqve ishte legjitime. Protesta të shumta nga vendasit, por Liverpool fiton 0-1 dhe renditet në vendin e 6-të me 45 pikë, njësoj sa Man. United dhe Chelsea.

Crystal Palace fitoi 1-0 ndaj Wolves, falë golit të Guessand në minutën e fundit të kohës së rregullt. Miqtë humbën një penallti në pjesën e parë me Emmanuel Arokodare. Pjesën më të madhe të 45 minutave të dyta, Wolves luajti me një lojtar më pak.

Sunderland është mposhtur në shtëpi 1-3 nga Fulham. Për londinezët vendosi dopieta e Raul Jimenez dhe goli i Alex Iëobi, për vendasit ngushtoi shifrat Enzo Le Fee nga pika e bardhë e penalltisë. Granit Xhaka u fut në pjesën e dytë si zëvendësues, duke u rikthyer në fushë pas mungesës prej disa javësh, shkak dëmtimi.

SHIKOGOLAT

The post Çfarë fitoreje nga Liverpool, Alexis Mac Allister nuk dorëzohet. Xhaka rikthehet pas dëmtimit, Sunderland mposhtet në shtëpi (video) appeared first on Telesport.