Trupi i pajetë i bjeshkatarit Cazim Fetahoviq është gjetur i pajetë në majën e Hajlës, përgjatë kreshtës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Klankosova.tv, mëson se trupi i pajetë u gjet rreth orës 12 të ditës nga alpinisti me përvojë Semir Kardoviq.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ekipi i Kërkim – Shpëtimit kanë shkuar për ta marrë trupin.
Operacioni Kërkim-Shpëtim kishte nisur pas humbjes së kontaktit me Fetahoviqin, i cili dyshohej se kishte rrëshqitur nga kreshta.
Kushtet atmosferike të pafavorshme, përfshirë reshjet e borës dhe dukshmërinë e kufizuar, kishin vështirësuar operacionin, por ekipet e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës dhe Shërbimit të Shpëtimit Malor të Malit të Zi njoftuan se punuan për ta gjetur bjeshkatarin.










