Bayern ka marrë një sinjal pozitiv nga sulmuesi Harry Kane për vazhdimin e bashkëpunimit.
Duke qenë se kontrata aktuale e kapitenit të Anglisë skadon në 2027, palët janë shumë pranë finalizimit të rinovimit. Drejtuesit bavarezë po punojnë për të mbyllur marrëveshjen sa më shpejt, me synimin që gjithçka të zyrtarizohet para Kupës së Botës.
Rinovimi i Kane konsiderohet prioritet strategjik për klubin, i cili e sheh 31-vjeçarin si pikë kyçe të projektit afatgjatë.
Që prej transferimit në Mynih, Kane ka qenë protagonist absolut në sulm, duke thyer rekorde dhe duke u shndërruar në lider të padiskutueshëm në fushë dhe në dhomat e zhveshjes.
Konfirmimi i qëndrimit të tij do t’i japë stabilitet skuadrës në prag të një sezoni të ngarkuar dhe ambicioz në të gjitha kompeticionet.
The post Bayern siguron një “po”, gati kontrata e re për yllin e padiskutueshëm të skuadrës appeared first on Telesport.









