Lim Hoti, ish-banori i “BBVK”, i cili hyri dhe doli me bujë nga spektakli, është rikthyer sërish me një postim në rrjete sociale. Pas daljes nga formati, ai kishte shprehur kritika ndaj produksionit, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi, Limi është lajmëruar në Instagram me një fotografi selfie, pa shtuar ndonjë përshkrim apo sqarim.
Ai ka zgjedhur të mbetet i rezervuar, duke mos dhënë detaje për angazhimet apo jetën personale.
Nuk dihet nëse ai vazhdon të jetë në një lidhje me Albën, pasi për këtë çështje nuk ka pasur deklarime të reja publike nga ana e tij.










