Më 27 dhjetor 2025 një rrahje mes të disa personave ka ndodhur në Suharekë.
Nga pamjet e siguruara nga “Betimi për Drejtësi” shihet se përleshja mes tyre kishte ndodhur në një autolarje.
Në këtë rast për qërimin e hesapeve ishte përdorur arma e zjarrit, për të cilën i dyshuari kishte poseduar lejen për armë.
Nga përdorimi i kundërligjshëm i saj, i plagosur kishte mbetur një person.
Por, përveç për qërimin e hesapeve armët me leje përdorën edhe për raste festive.
Në po të njëjtin vit, më 15 nëntor 2025, në një aheng familjar arma me leje u përdorë për të festuar fejesën në një familje në Suharekë.
Në të dy rastet armët me leje janë sekuestruar dhe po hetohen nga Policia e Kosovës.










