Real Madrid befasohet në Pamplona, një 34-vjeçar i ndëshkon në pjesën e parë (video)

Osasuna e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë ndaj Real Madridit, në sfidën që po luhet në Pamplona, e vlefshme për javën e 25-të në La Liga. Një pjesë e parë e gjitha e dominuar nga vendasit.

Në minutën e 25-të, Osasuna iu afrua golit me Ante Budimir, por Thibaut Courtois bëri një pritje fantastike. Në minutën e 28-të, Budimir godet shtyllën.

Në minutën e 37-të, pas një ndërhyrje të Thibaut Courtois ndaj Ante Budimir dhe ndërhyrjes së VAR-it, jepet penallti për Osasunën. Veterani kroat, 34-vjeçari Budimir, tregohet i saktë nga 11 metrat. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Osasunën.

SHIKOGOLIN

The post Real Madrid befasohet në Pamplona, një 34-vjeçar i ndëshkon në pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.