Edhe pse ishte në avantazh të dyfishtë 2-0 dhe dukej se po shkonte drejt fitores së katërt rresht, Lens ka shpërdoruar gjithçka duke pësuar 3 gola në 10 minuta nga Monaco, në sfidën e vlefshme për javën e 23-të në Ligue 1.
Odsonne Edouard zhbllokoi shifrat që në minutën e 3-të. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Lens. Në minutën e 55-të, Florian Thauvin e kishte mjaft të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas goditjes së fortë të shokut të ekipit që u grushtua nga portieri i Monaco, por sulmuesi i Lens gjendej në kohën dhe vendin e duhur.
Në minutën e 62-të, Folarin Balogun shënon golin e parë për Monaco, pasi përfitoi nga një top i humbur nga vendasit në zonën e tyre. Në minutën e 70-të, Denis Zakaria shënon me kokë pas topit që nisi nga një goditje dënimi, duke barazuar shifrat 2-2.
Në minutën e 72-të, i sapo futuri në fushë Ansi Fati shënoi golin e tretë për Monaco, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe zënies në befasi të mbrojtjes vendase. Gol me parabël nga spanjolli, goli i 8-të për të me Monaco në Ligue 1.
Klubi nga Principata fiton përfundimisht 2-3, duke i bërë një dhuratë të madhe PSG-së. Në rast se PSG fiton në mbrëmje ndaj Metz, atëherë do të marrë kryesimin e Ligue 1 me dy pikë më shumë se Lens. Monaco renditet në vendin e gjashtë me 34 pikë.
The post Përmbysje e çmendur në Ligue 1. Monaco i bën një super dhuratë PSG-së, para ndeshjes së kthimit në Champions (video) appeared first on Telesport.









