Wrexham dhe Ipswich kanë dhuruar spektakël në përballjen mes tyre, e vlefshme për javën e 33-të në Championship. Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 6-të, por miqtë barazuan shifrat me Anis Mehmetin në minutën e 20-të, i cili pas dy tentativave të shokëve të skuadrës, gjendej në kohën dhe vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë.
Ky është goli i parë me fanellën e Ipswich për sulmuesin shqiptar. Ky është goli i 9-të këtë sezon në Championship ëpr 25-vjeçarin shqiptar, ku 8 gola i ka shënuar me ish-ekipin e tij, Bristol City, nga i cili u largua gjatë merkatos së janarit.
Përsa i përket rezultatit, Wrexham në fund fitoi 5-3. Ipswich renditet në vendin e 4-të me 54 pikë, 8 pikë larg vendit të dytë që të dërgon direkt në Premier League, ndërsa nga vendi i 3-të në vendine 6-të shkojnë në play-off, ku vetëm një ekip shkon në Premier League, përveç dy vendeve të para që shkojnë direkt.
The post Çmenduri në Championship, 8 gola të shënuar. Anis Mehmeti e bën sefte tek ekipi i ri, por Ipswich del me kokën ulur (video) appeared first on Telesport.









