Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit në vitin 2023, ku dy të dyshuarit janë arrestuar pasi që kishin mashtruar viktimën, ku kanë arrit të dëmtojnë në vlerë prej 130.000 euro, duke premtuar se do të dërgojnë jashtë shtetit për shërim.
Në raportin policor bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Lipjan, Malishevë 2023 – NN. Më datë 20.02.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin mashtruar viktimën, ku kanë arrit të dëmtojnë në vlerë prej 130.000€, duke premtuar se do të dërgojnë jashtë shtetit për shërim. Si prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobil, dy kartela të spitaleve dhe një kartel bankare”, thuhet në raport.









