Premier League në shok, Manchester United përgatit “bombën” që nuk ndodhte prej… 62 vitesh

Manchester United është shumë i kënaqur me punën e Michael Carrick, i ardhur pas shkarkimit të Amorim. Me të në stol, “Djajtë e Kuq” janë ende të pamposhtur: 4 fitore (City, Arsenal, Fulham, Tottenham) dhe një barazim ndaj West Ham. Gjithçka tregon se ai do të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa klubi po planifikon përforcimet verore.

Sipas “Daily Mirror”, klubi nga “Old Trafford” po përgatit një goditje të madhe, duke synuar mesfushorin e Liverpool-it, Alexis Mac Allister, pasi Casemiro do të largohet në fund të sezonit. Transferimi është i vështirë, pasi argjentinasi ka kontratë deri më 2028 dhe Liverpool pagoi rreth 60 milionë euro për të në vitin 2023, ndërsa rivaliteti mes klubeve e komplikon më tej marrëveshjen.

Manchester United e konsideron atë lider ideal të mesfushës dhe mund të përfshijë lojtarë si Mainoo, Ugarte ose Mount. Nëse realizohet, do të ishte transferimi i parë direkt mes dy klubeve që nga Phil Chisnall në vitin 1964, pra pas 62 vitesh.

The post Premier League në shok, Manchester United përgatit “bombën” që nuk ndodhte prej… 62 vitesh appeared first on Telesport.