Karakteri i José Mourinhos është prej kohësh i njohur në botën e futbollit. Një trajner me temperament të lartë, që ka lënë shumë episode të paharrueshme. Që nga largimi i tij nga Anglia, numri i kartonëve të kuq për të është rritur ndjeshëm; nga 4 përjashtime mes viteve 2013-2021, në 10 “skuqje” nga ai vit deri më 2026.
Në periudhën e dytë në Angli u përjashtua kundër Cardiff për protesta ndaj arbitrit Anthony Taylor dhe më pas ndaj West Ham, ku u largua edhe trajneri i portierëve Silvino Louro. Te Manchester United mori të kuq pas akuzave për sjellje të papërshtatshme, ndërsa kulmi erdhi kundër Burnley, pas protestave ndaj Mark Clattenburg për një penallti të dyshimtë ndaj Matteo Darmian. Përjashtimi i fundit në Angli erdhi ndaj Southampton për hyrje në fushë.
Te Roma mori disa kartonë të kuq për protesta, përfshirë ndaj Napoli, Verona, Atalanta dhe Torino, ku raporti arbitral përmendte “hyrje në fushë me qëndrim kërcënues dhe ofendime të përsëritura”, duke sjellë pezullimin prej 2 ndeshjesh.
Te Fenerbahçe u përjashtua ndaj Manchester United, u dënua me 3 ndeshje pezullim dhe 7.000 € gjobë pasi kapi për hunde trajnerin e Galatasaray, Okan Buruk. Seria negative vazhdoi edhe kundër Real Madridit, ku u ndëshkua për kërkesë kartoni të kuq ndaj Vinícius.
The post Jo vetëm “Special One”…; ja pse José Mourinho është edhe “Special Red” appeared first on Telesport.










