I bëjnë dalje në Arabinë Saudite, Darwin Nunez gati të rikthehet në Europë. Destinacioni i ri? Madridi

Darwin Nunez do të largohet vetëm pas një sezoni tek Al-Hilal, ku u transferua verën e ardhshme nga Liverpool për 53 milionë euro. Në sezonin e tij të parë, që me shumë mundësi do të jetë edhe i fundit në Arabinë Saudite, Nunez ka shënuar vetëm 9 gola.

Situata u përkeqësua akoma edhe më shumë në merkaton e janarit, ku Al-Hilal transfeori Karim Benzema dhe uruguaiani mbeti jashtë listës së lojtarëve për kampionatin, do të jetë i grumbulluar vetëm për ndeshjet e Champions League. Një shenjë e qartë, që Nunez dhe Al-Hilal do të ndajnë rrugët në fund të sezonit.

“Fichajes” zbulon se 26-vjeçari uruguaian do të rikthehet në Europë në verën e ardhshme. Destinacioni më i mundshëm deri tani duket Atletico Madridi, pasi Nunez pëlqhet shumë nga Diego Simeone. Megjithatë, sulmuesi duhet të bëjë një sakrificë të madhe, pasi rroga 20 milionë euro në sezon që merr aktualisht tek Al-Hilal, vështirë se mund të pranohet nga “Colchoneros”.

The post I bëjnë dalje në Arabinë Saudite, Darwin Nunez gati të rikthehet në Europë. Destinacioni i ri? Madridi appeared first on Telesport.