Gruaja plagoset me armën e burrit polic në Istog, vdes në spital

Një grua që ishte plagosur të premten pasdite në Istog, nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka vdekur në spital.

Sinjali raporton se gruaja ishte plagosu me armën zyrtare të bashkëshortit të saj që është zyrtar policor.

Policia fillimisht kishte raportuar se ajo është dërguar në spitalin rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar nga emergjenca në Istog se një person është plagosur me armë zjarri, e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar”, ka thënë Driton Rugova – zëdhënës i Policisë.

Sipas informatave fillestare, gruaja ishte qëlluar me armën e shërbimit të burrit të saj, rrethanat e së cilës po hetohen intensivisht nga organet kompetente.

Rasti është duke u trajtuar si incident i rëndë dhe hetimet janë në zhvillim për të sqaruar plotësisht se si ka ardhur deri te kjo tragjedi familjare.