Milan ka filluar që tani nga puna për të ndërtuar ekipin e sezonit të ri, duke planifikuar goditjet që do të bëjë në verë. Pas transferimit të Ardon Jasharit verën e kaluar, duket se Milan do të tentojë transferimin e radhës nga Club Brugge për sezonin e ardhshëm.
Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, dhe CEO i kuqezinjve, Giorgio Furlani, i kanë dërguar Club Brugge gjatë merkatos së janarit ofertë zyrtare për Nicolo Tresoldi, por që nuk u pranua nga belgët.
Megjithatë, kuqezinjtë do të tentojnë sërish verën e ardhshme për sulmuesin gjerman, i cili ka shënuar 12 gola këtë sezon dhe ka dhënë 4 asiste. Club Brugge e vlerëson 21-vjeçarin 20-25 milionë euro, ndërsa propozimi i kuqezinjve ka qenë deri në 15 milionë euro.
Megjithatë, palët janë ende në bisedime dhe me hapjen e afatit të merkatos verore, pritet të rinisin negociatat zyrtare. Mund të thuhet me plot gojën, që Nicolo Tresoldi është një nga emrat e parë në listën e drjetuesve të Milanit, për merkaton e verës.
The post Pas Jasharit, Milan hedh sërish sytë nga Club Brugge. Tare & Furlani duan sulmuesin gjerman appeared first on Telesport.










