Është ecja e zakonshme e kreut të PD që paraprin çdo protestë që opozita organizon në Bulevard. Këtë herë Berisha shoqërohet nga Sekretari i Përgjishëm, Flamur Noka, nënkryetarët e Partisë Luçiano Boçi, Gazmend Bardhi, Agron Gjekmarkaj, por dhe drejtues të tjerë të lartë të PD.
Gjithashtu një grup të rinjsh e shoqërojnë në këtë rrugëtim që Berisha bën nga selia e PD, drejt kryeministrisë nga ku është ngritur podiumi ku do mbajnë fjalën.
Skenari i protestës është i ngjashëm, por mbetet për tu parë deri në mbyllje të saj.
Berisha pritet të jetë folësi kryesor i protestës. Efektivët janë në terren, ndërsa godina e kryeministrisë është blinduar me veshje metalike dhe gardh metalik.
Mediat në Shqipëri kanë raporuar se 1 mijë e 400 policë janë në gjendje gatishmërie për këtë protestë.










