Guardiola vë në shënjestër Arsenalin: Deri në fund do të ndodhin ende shumë gjëra

Në prag të ndeshjes së javës së 27-të të kampionatit anglez, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, shmangu pyetjet për garën e titullit, sidomos pas hapit fals të Arsenalit në mesjavë. Katalanasi theksoi vazhdimisht të njëjtin mesazh; përqendrim maksimal vetëm te ndeshja e radhës.

“Kanë mbetur ende 12 ndeshje, janë shumë. E vetmja gjë që ka rëndësi tani është Newcastle”, – deklaroi ai, duke shmangur çdo parashikim për duelimin në krye. Guardiola pranoi se do të ketë kohë për të menduar për finalen e Kupës së Ligës kundër Arsenalit, por vetëm në momentin e duhur. Fillimisht vijnë Newcastle dhe më pas Leeds, një plan i qartë pa shpërqendrime.

I pyetur nëse City ka më shumë shanse për titull krahasuar me periudhën e Krishtlindjeve, ai u tregua i kujdesshëm: “Sinqerisht nuk e di. Nuk e di çfarë do të ndodhë në 12 ndeshjet e ardhshme”.

Për diferencën me londinezët, Guardiola kujtoi: “Arsenali ishte +9 pikë, me një ndeshje më shumë. Kur të gjithë të kenë luajtur njësoj, do ta shohim diferencën reale. Deri në fund do të ndodhin ende shumë gjëra”.

 

The post Guardiola vë në shënjestër Arsenalin: Deri në fund do të ndodhin ende shumë gjëra appeared first on Telesport.