Mourinho thyen heshtjen: S’ka qenë e lehtë ta menaxhojmë atë që ndodhi dhe vazhdon të ndodhë

Jose Mourinho nuk doli në konferencë për shtyp para ndeshjes mes Benfica dhe AVS, por dha dy deklarata të shkurtra për televizionin zyrtar të klubit portugez. Ai foli për pasojat e ndeshjes ndaj Real Madridit dhe paralajmëroi mungesën e Aursnes.

“Ndeshja ishte vërtet shumë kërkuese në çdo aspekt. Deri në minutën e 50-të ishte një përballje me përpjekje maksimale, si fizikisht, ashtu edhe taktikisht, me përqendrimin që kërkon një sfidë e atij niveli”, – tha Mourinho për gjendjen e ekipit pas sfidës së të martës.

Ai komentoi edhe polemikat: “Duhet të pranoj se nga minuta e 51-të e deri tani, dhe biseda jonë nuk mbaron këtu, nuk ka qenë e lehtë ta menaxhojmë emocionalisht atë që ndodhi dhe atë që vazhdon të ndodhë. Përpara kemi një ndeshje shumë të rëndësishme dhe duhet të përqendrohemi për të luajtur në nivelin maksimal”.

Në aspektin sportiv, përveç mungesës së Prestianni për pezullim, trajneri shtoi: “Luca është i pezulluar dhe Aursnes duhet të ndalet. Shpresojmë ta kemi gati në Madrid; në këtë ndeshje nuk është në gjendje të luajë”.

The post Mourinho thyen heshtjen: S’ka qenë e lehtë ta menaxhojmë atë që ndodhi dhe vazhdon të ndodhë appeared first on Telesport.