Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka biseduar me drejtorin e Drejtorisë për Zgjerim të Komisionit Evropian, Gert Jan Koopman, për rrugën evropiane të Serbisë, proceset reformuese dhe përmirësimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.
“Folëm edhe për paketën e ligjeve në fushën e drejtësisë. Qëllimi ynë është të përshpejtojmë reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe të përmirësojmë zgjidhjet ligjore, në përputhje me standardet më të mira evropiane, duke pasur parasysh interesat e qytetarëve tanë dhe stabilitetin e sistemit juridik”, ka shkruar Vuçiqi në Instagram, transmeton Paparaci.
Ai ka pretenduar se Serbia “po bën gjithçka” për të përshpejtuar përgatitjet për hapjen e klasterëve të mbetur nga procesi i anëtarësimit.
“Jam mirënjohës drejtorit Koopman për angazhimin personal dhe mbështetjen. Pres vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv me institucionet evropiane, me qëllim të qartë anëtarësimin e Serbisë në BE”, ka shtuar Vuçiqi./Paparaci.com










