Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, këmbëngul se është koha që skuadra e tij të qëndrojë e bashkuar pasi “topçinjtë” hasën një tjetër pengesë në përpjekjen e tyre për të fituar titullin e Premier League, duke barazuar 2-2 ndaj Wolves në mesjavë.
Ky rezultat i la shpresat e Arsenalit për titull të varura në fije të perit, pasi ata humbën një epërsi për një ndeshje të dytë radhazi, pas barazimit me Brentford. Ata kanë fituar vetëm dy herë në shtatë ndeshjet e tyre të fundit në Premier League.
Arteta tha se është koha që ai të qëndrojë pranë lojtarëve të tij: “Do të jem i pari që do të jem afër lojtarëve të mi sepse nuk ka të bëjë fare me qëndrimin apo dëshirën, është krejtësisht e kundërta. Është pjesë e futbollit”.
“Tani duhet të reagojmë. Nëse je në krye duhet të fitosh dhe të fitosh vazhdimisht për ta mbrojtur atë që ke ndërtuar, kjo nuk është asgjë e re. Unë i besoj këtij grupi dhe do të mbështesim njëri-tjetrin deri në fund”, tha Arteta.
The post Arteta: Do t’u qëndroj pranë lojtarëve në çdo moment, duhet të mbështesim njëri-tjetrin appeared first on Telesport.










