Spalletti qëndron te Juventusi, por kërkon merkato cilësore. Pak afrime, por me nivel

Sipas “Tuttosport”, te Juventusi linja e mendimit është e qartë, vazhdimësi me Luciano Spallettin. Këtë e konfirmoi Giorgio Chiellini para Juve-Lazio: “Jemi shumë të lumtur me Spallettin dhe me atë që po bën. Ai është pjesë e së tashmes dhe të ardhmes së kësaj skuadre”.

Prania e trajnerit në fotot zyrtare të rinovimit të Kenan Yildiz ishte sinjal besimi. Humbjet ndaj Interit dhe Galatasaray, përfshirë 5-2 në Stamboll, nuk i ndryshuan planet. Klubi e konsideron pozitiv fillimin e punës së trajnerit dhe synon marrëveshje rinovimi para pauzës së kombëtareve.

Juventusi kërkon vazhdimësi pas ndryshimeve me Allegri, Motta dhe Tudor. Spalletti është i kënaqur me ambientin, por kërkon merkato të studiuar; të paktën një përforcim cilësor për çdo repart. Prioritet mbetet rinovimi i Weston McKennie dhe shpresa për zgjatjen e marrëveshjes me Dusan Vlahovic. Jo shpenzime marramendëse, por investime për një skuadër pretendente për titull.

 

The post Spalletti qëndron te Juventusi, por kërkon merkato cilësore. Pak afrime, por me nivel appeared first on Telesport.