McTominay: Nuk largohem nga Napoli, me Conte ose jep 100% ose do të kesh telashe

Scott McTominay hedh dritë mbi gjendjen e tij fizike. Në një intervistë, mesfushori i Napoli foli për dëmtimin që e ka mbajtur jashtë fushave javët e fundit: “Kam një problem me tendinin që duhet të menaxhohet, nuk është e lehtë. Po jap gjithçka nga vetja për të qenë të dielën në fushë”.

“Si lojtar, është e vështirë të vish në qendrën stërvitore dhe të mos jesh në gjendje të stërvitesh me shokët e ekipit. Dua me gjithë shpirt të luaj, por duhet të jem i sigurt për gjendjen time”, tha mesfushori skocez.

McTominay diskutoi gjithashtu për të ardhmen e tij, duke thënë se është i lumtur në Itali: “Agjenti im nuk ka folur me askënd për të ardhmen time. Ai flet vetëm me mua dhe klubin. Ai nuk ka thënë asgjë në gazeta. Jam jashtëzakonisht i lumtur këtu, dhe për sa më përket mua, jam një lojtar i Napoli, kjo është e gjitha për të cilën mendoj”.

“E ardhmja është shumë e rëndësishme dhe mund ta shoh veten te Napoli për një kohë të gjatë. I admiroj tifozët dhe napolitanët në përgjithësi. Qëndrimi i tyre është shumë i ngjashëm me atë të qytetit tim të lindjes, kështu që mund të lidhem lehtësisht me ta. E dua këtë vend“, tha McTominay.

Unë gjithmonë do ta mbroj skuadrën. Në kohë të vështira dhe me kaq shumë dëmtime, është e vështirë për trajnerin dhe stafin të gjejnë ekuilibrin e duhur dhe mënyrën më të mirë për të luajtur. Kemi pasur fat të keq. Ky nuk është justifikim, është vetëm një shpjegim serioz dhe duhet të pranohet”, shtoi mesfushori i Napoli.

Lidhur me Antonio Conte, ai shton: “Ai është një trajner i shkëlqyer, shumë i fortë, i apasionuar dhe e njeh shumë mirë futbollin. Ai është i ndryshëm nga kushdo që kam pasur ndonjëherë në të kaluarën.Me të duhet të japësh gjithçka ose do të kesh një problem“.

The post McTominay: Nuk largohem nga Napoli, me Conte ose jep 100% ose do të kesh telashe appeared first on Telesport.