Fytyrë e qetë dhe buzëqeshje. Lautaro në versionin baba, në pritje të testeve mjekësore

Të premten ekzaminimet mjekësore do të përcaktojnë natyrën reale të dëmtimit që Lautaro Martínez pësoi kundër Bodø/Glimt. Interi pret, ndërsa tifozët zikaltër mbajnë gishtat e kryqëzuar. Problemi në pulpë do ta mbajë jashtë kapitenin për një periudhë ende të papërcaktuar.

Në horizont janë ndeshjet me Lecce dhe Genoa në kampionat, të ndërthurura me kthimin e “play off”-it të Champions League dhe më pas derbi me Milanin. Për tri sfidat e para duket i pamundur rikuperimi, ndërsa edhe për derbin vendimtar të titullit momentalisht situata është e njëjtë. Gjithsesi, vetëm sot, pas vizitave mjekësore, do të ketë përgjigje përfundimtare.

Kapiteni ka mësuar të rikthehet shpejt, falë një pragu shumë të lartë dhimbjeje, por në klub askush nuk dëshiron të marrë përsipër rreziqe. Ndërkohë, Lautaro u shfaq në rrjetet sociale në një postim të bashkëshortes Agustina Gandolfo. “El Toro” pozon në rolin e babait, duke vizatuar në shtëpi me djalin, me fytyrë të qetë dhe buzëqeshje, çka riktheu shpresat te tifozët zikaltër.

 

The post Fytyrë e qetë dhe buzëqeshje. Lautaro në versionin baba, në pritje të testeve mjekësore appeared first on Telesport.