Conference League, 45′ e para: Dominojnë ekipet udhëtuese, mungon goli vetëm në një sfidë

Janë mbyllur pjesët e para në katër takimet e para për sot për play-offin në Conference League. Në Finlandë, polakët e Lech Poznan janë duke udhëhequr 0-2, falë golit të shpejtë të Kozubal në minutën e 10-të dhe Ismaheel në minutën e 41-të. Nga minuta e 13-të, vendasit janë me një lojtar më pak, pas faullit të rëndë të Luyeye-Lutumba, i cili u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Në Olomouc, në Rep. Çeke, Sigma është duke u mundur 0-1 nga zviceranët e Lausanne, falë golit të Nathan Butler-Oyedeji në minutën e 22-të.

Në Mostar të Bosnjes, Crystal Palace është duke udhëhequr 0-1 ndaj Zrinjski, falë golit të Ismaila Sarr në fund të pjesës së parë. Mungon goli në Armeni, në sfidën mes Noah dhe AZ Alkmaar.

The post Conference League, 45′ e para: Dominojnë ekipet udhëtuese, mungon goli vetëm në një sfidë appeared first on Telesport.