EUROPA LEAGUE, 45′ e para: Arbër Hoxha dhe Dinamo Zagreb befasohen në shtëpi, Bologna në avantazh në transfertë

Janë mbyllur 45-minutat e para në 4 ndeshjet e para për sot për në Europa League, takimet e para për play-offin. Në Zagreb, Dinamo është duke u mundur 1-2 nga Genk. Belgët shënuan dy gola të shpejtë me Heynen 15′ dhe El Ouhadi 20′. I pari shënoi me kokë, pas krosimit që erdhi nga goditja e këndit, i dyti pas një kundërsulmi model. Dion Beljo ngushtoi shifrat për kroatët, në fund të pjesës së parë. Për vendasit luan titullar Arbër Hoxha, por pa arritur dot të gjejë golin.

Bologna është duke fituar 0-1 në transfertën delikatë në Norvegji ndaj Brann. Për italianët shënoi Santiago Castro në minutën e 9-të, pas një aksioni dhe insistimi të gjatë.

Në Stamboll, pjesa e parë mes Fenerbahce dhe Nottingham Forest është mbyllur 0-1 në favorin e anglezëve, falë golit të Murillo, me një goditje të fuqishme nga distanca në minutën e 20-të. Igor Jesus dyfishoi shifrat në minutën e 43-të.

Në Selanik, Celta Vigo po kryeson 0-2 ndaj PAOK. Për spanjollët shënoi fillimisht i zakonshmi Iago Aspas në minutën e 34-të, pas një topi të humbur nga vendasit. Swedberg dyfishoi shifrat në minutën e 43-të.

The post EUROPA LEAGUE, 45′ e para: Arbër Hoxha dhe Dinamo Zagreb befasohen në shtëpi, Bologna në avantazh në transfertë appeared first on Telesport.