Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për vizitën e parë që ua bëri në Hagë ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Çitaku rikujtoi fjalët e dhimbshme që dy ish-krerët e shtetit i kishin thënë asaj.
“Në vizitën e parë që kam shku, çka më ka thënë presidenti Thaçi dhe kryetari Veseli, nuk e harroj kurrë. ‘Mos u koritë me u mërzitë, se ne kena mujt me vdekë’, ia nisën me ma numëru se sa herë e kanë kaluar kufirin. Ata njerëz e kanë mundur edhe veten, edhe vdekjen edhe frikën”, tha me lot në sy Çitaku.









