“Për hir të Zotit le të bëjmë diçka”, Rama në sy i kërkon Trumpit ta ndihmojë për Thaçin në Hagë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një fjalim të fuqishëm në Bordin e Paqes, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që të bëjnë diçka për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në këtë fjalim, Rama ka përmendur kryeprokurorin Jack Smith që ngriti akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Ai është i padëshiruar nga Trumpi për shkak se e hetoi në disa çështje në SHBA.

Rama ka përmendur edhe kërkesën e Prokurorisë në Hagë për t’i dënuar Hashim Thaçin dhe të tjerët me nga 45 vjet burgim.

“Më lejoni shkurtimisht të tërheq vëmendjen te një konflikt I hapur më afër vendit tim, ku udhëheqja e presidentit Trump gjatë mandatit të parë e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje. Presidenti i Kosovës që aso kohe u ndalua të udhëtonte drejt shtëpisë së bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar marrëveshjen në praninë e Trumpit dhe në fakt kjo ishte ajo çfarë u bë nga ai prokuror që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe u bë i famshëm botërisht”, ka thënë Rama.

“Sot presidenti Thaçi ka kaluar gjashtë vjet në paraburgim në gjykata e Hagës e sponsorizuar nga disa shtete demokratike, të pranishme këtu, dhe duhet t’u vijë turp nga kjo lloj drejtësie ndërkombëtare”, ka kritikuar ashpër kryeministri i Shqipërisë.

Vetëm javën e kaluar një tjetër prokurori e financuar nga një vend i madh e tantimpaguesit e tij, kërkoi 45 vjet burgim për të, kërkesë që shkaktoi valë tronditës poshtërimi dhe ka vetëm disa muaj që qëndrojnë mes njeriut që rezistoi ndaj spastrimit etnik për t’u bërë paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar të një gjykate që ka dështuar t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike.

“Për hir të zotit zoti president të bëjmë diçka para se të mund të ndodhin gjëra shumë të këqija sërish”, ka thënë në fund ai.