Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur se trupa mbrojtëse të Kosovës e Shqipërisë do të vendosen në Gaza me qëllim të stabilizimit të gjendjes.
Gjatë mbledhjes së shteteve anëtare të Bordit të Paqes, Trump tha se Kosova dhe Shqipëria janë në mesin e disa shteteve anëtare që do të ndihmojnë me trupat e tyre në Gaza.
“Shqipëria, Kosova dhe Kazakistani do të mirëprisnin trupa dhe forca policore stabilizimin e Gazës”, tha Trump, duke shtuar: “Egjipti dhe Jordania po ashtu do të ofronin ndihmë shumë, shumë të konsiderueshme, përfshirë trajnimin e trupave dhe mbështetje”.
Takimi inaugurues i Bordit të Paqes, iniciativa e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Gaza, filloi sot me përfaqësues nga më shumë se 45 vende që u planifikuan të marrin pjesë.










