Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshëndetur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, gjatë fjalimit të tij në Bordin e Paqes që po mbahet në Washington.
Ai tha se Vjosa Osmani po bën një punë shumë të mirë.
Trump gjithashtu përshëndeti kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.
“Jemi të nderuar që na është bashkuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Sot jemi të nderuar se na bashkohet kryeministri Rama i Shqipërisë. Presidenti i Argjentinës, e mbështes. Kur më pëlqejnë njerëzit i mbështes.
Tani mbështes liderët e huaj, duke përfshirë Viktor Orbanin e Hungarisë. Kam mbështetur kryeministren e Japonisë që fitoi garën më të fundit. Kemi presidenten Osmani, faleminderit, po bëni një punë të madhe”, u shpreh Trump.










