Rreth 2 muaj pa ujë, banorëve të Podujevës iu bie “zhuga” – fajësojnë Bulliqin

Banorët e lagjes “Ali Ajeti” në Podujevë po ankohen për mungesë të ujit për një kohë të gjatë.

Një prej përfaqësuesve të lagjes në një bisedë për Kosova Live në T7 ka thënë se s’do t’i dërgojnë fëmijët në shkolla për shkak të papastërtisë, si pasojë e mungesës së ujit prej rreth dy muajve.

“Qe dy muaj PA UJË, ka fillu NIFAR ZHUGE, s’ka mësim se s’po kanë si mu la fëmija”, ka thënë ai i shqetësuar.

Në këtë bisedë ai ka kërkuar që të merren veprime nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, duke kritikuar këtë të fundit se s’ka ndihmuar aspak banorë rreth çështjes së sigurimit të ujit.