Real Madridi thyen heshtjen për racizmin ndaj Vinícius: Ia kemi dërguar UEFA-s gjithë dokumentacionin

Pas heshtjes së orëve të fundit që kishte tërhequr vëmendje të madhe mediatike, Real Madridi reagoi zyrtarisht për rastin që përfshiu sulmuesin Vinícius Jr. dhe argjentinasin Gianluca Prestianni. Klubi spanjoll njoftoi se i ka dërguar UEFA-s të gjitha provat në lidhje me episodet e ndodhura më 17 shkurt, gjatë ndeshjes së Champions League në Lisbonë kundër Benfica.

Në komunikatë theksohet se klubi ka bashkëpunuar aktivisht me hetimin e hapur nga UEFA pas episodeve të rënda raciste të pësuara nga Vinícius Jr. gjatë takimit. Gjithashtu, shprehet vlerësim për mbështetjen dhe solidaritetin e marrë nga lojtari në mbarë komunitetin futbollistik.

“Real Madridi njofton se sot i ka transmetuar UEFA-s gjithë dokumentacionin në lidhje me incidentet e ndodhura më 17 shkurt, gjatë ndeshjes në Lisbonë kundër Benfica. Klubi ynë ka bashkëpunuar plotësisht me hetimin pas episodeve të papranueshme të racizmit. Vlerësojmë mbështetjen unanime ndaj Vinícius Jr. dhe do të vazhdojmë të punojmë me institucionet për ta çrrënjosur racizmin, dhunën dhe urrejtjen në sport e shoqëri”.

The post Real Madridi thyen heshtjen për racizmin ndaj Vinícius: Ia kemi dërguar UEFA-s gjithë dokumentacionin appeared first on Telesport.